Bejta: Pendarovski është pro-evropian, dy kandidatët tjerë pengojnë procesin!


Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit, në Çegran të Gostivarit potencoi para të pranishmëve që kandidatura e përbashkët e Stevo Pendarovskit është në drejtim me politikat e moderuara pro – evropiane dhe integruese të vendit si dhe konform politikës së faktorit ndërkombëtar.

“Njëri kandidat nuk i njeh ndryshimet e fundit në vend dhe ndjek politikat destruktive që nxiten nga Rusia në vendet e Ballkanit perëndimor. Tjetri kandidat i cili është shqiptar nuk mund të zgjidhjet president por vetëm mund të pengon procesin duke i shërbyer VMRO-DPMNE-së. Kemi kandidatin e përbashkët konsensual i cili përkrahet nga partitë pjesëmarrëse në Qeveri i cili deklaron hapur për mbështetje të politikave pro – perëndimore. Ishte durimi dhe largpamësia e liderit Ali Ahmeti që pas një procesi të gjatë sot një nga tre postet kryesore të shtetit të drejtohen nga një shqiptar. Që sot Qeveria dhe Parlamenti të flasin shqip. Me presidentin konsensual edhe presidenca do të frymon shqip” tha Bejta.