Bejli: Maqedonia e ka vendin në NATO


Ambasadori amerikan në Shkup Xhes Bejli me deklaratë optimiste për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë. Në tribunën “NATO dhe Ti” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Bejli u përgjigje se mundësitë janë të larta dhe reale që Maqedonia shumë shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së.

“Çka nënkupton anëtarësimi në NATO për Maqedoninë dhe qytetarët e saj? Ajo do të thotë se do jeni aleat, jo partner, miq, fqinj me vendet tjera anëtare”, ka thënë Bejli.

Sot kur shënohen 69 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit ai shtoi se Aleanca përqendrohet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Ai shtoi se hyrja në NATO do të ndihmojë të tejkalohen ndasitë e brendshme politike në vend.