Bëhet e njohur epiqendra e tërmetit që dridhi edhe Maqedoninë


Tërmet i fuqishëm prej 5.3 ballë sipas Rihterit në ora 11:46 ka dridhur Malin e Zi.

Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoni, transmeton Medial.mk.

Siç njofton gazeta malazeze “Vijesti” epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Plavës në malin Visitor.

Tërmeti ka shkaktuar panik në Plavë, Guci, Andrijevicë, Beran, Podgoricë dhe në qytetet tjera, transmeton Koha.net. Në Beran shumë qytetarë të shqetësuar kanë dalë në rrugë.