Bëhen të ditur emrat e antarëve të ri të kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski


Presidenti i ri i shtetit , Stevo Pendarovski ka emëruar Mile Boshnjakovskin sekretar gjeneral të kabintetit, Blerim Kollarin për këshilltar sigurie, Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme, Aleksandar Spasov për këshilltar të jashtëm, Goce Karajanov për politikë të jashtme, Toshe Zafirov për këshilltar, Biljana Micevska shefe të protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta Ademi këshilltare që do të komunikojë me persona me aftësi të kufizar.

Këshilltar të jashtëm : Denko Maleski, Aleksandar Dimitrov dhe Aleksandar Tavcioski, ndërsa Mirjana Lazarova Trajkovska dhe Besa Arifi për punë juridike.

Si bashkëpuntor për politikë të jashtme ka qenë i ftuar edhe Blerim Reka, por ai ka refuzuar të angazhohet.

Pendarovski e ka emëruar Eroll Musliun drejtor të Agjencisë për zbulim.