BE kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos


Komisioni Evropian nga qeveria dhe opozita e Maqedonisë presin që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes politike të Përzhinos, në të njëjtën kohë nga vendi presin që të punojë për reformat urgjente prioritare dhe kthimit në rrugën euroatlantike, thonë nga komisioni evropian, përcjell Dojçe Vele.
Kjo përfshihet në dokumentet e përgatitura nga BE për periudhën e ardhshme, të cilat për momentin “fazën e brendshme të punës”

Vetëm kështu Komisioni Evropian do të mund të propozojë hapje të negociatave të pranimit, paralajmërojnë në BE.

Përfaqësuesit e vendit, presin edhe vazhdim të forcimit të raporteve me fqinjët. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç shpjegon se në KE për momentin punojnë në dy dokumente të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Dokumenti I parë është Strategjia e cila duhet të paraqitet në shkurt, ndërkaq për në prill është paraparë raporti vjetor I rregullt për përparim që do të jetë një seksion I tërësishëm për gjendjen në të gjitha vendet në procesin e eurointegrimeve dhe rekomandimeve të KE-së, si dhe për secilin vend ndaras.

Në të njëjtën kohë, sipas Kocijançiç, Komisioni Evropian vlerëson se është me rëndësi që të bëhet kornizë pune e ndarë për secilin vend të Ballkanit Perëndimor.