BE-ja mund ta rikthej çështjen e zgjerimit në dhjetor


Edhe krahas tentimeve të disa vendeve anëtare ta kthejnë zgjerimin dhe negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në rend dite të Samitit të BE-së sot, sipas diplomatëve të Brukselit mundësitë pothuajse nuk ekzistojnë.

Pas mossuksesit të djeshëm të Bashkimit Evropian të jepet pëlqim për këtë çështje, nuk ka vullnet politik të vazhdohet me diskutimin sepse nuk ka ndryshim të qëndrimeve. Por, është e mundur në konkluzionet e Samtit sot liderët të zotohen se do të rikthehen në këtë çështje në samitin e ardhshëm në dhjetor, thonë diplomatët në Bruksel.