“BE-ja dhe Rusia në garë për Ballkanin dhe Maqedoninë”


Bashkimi Europian dhe Rusia janë në një garë për të rritur ndikimin e Ballkanit, ndërsa Serbia është fusha kryesore. Rusia po punon për të realizuar ndikimin e saj në Evropën Juglindore, duke e përdorur Serbinë si shtyllë për krijimine një “enklave” miqësore në kontinentin e armikut.

Në analizën e vizitës se më hershme në Ballkan, të njeriut të parë të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, agjencia e lajmeve AP, deklaron se BE-ja edhe pse vonë, e kthen goditjen. Turi i Junckerit sot fillon nga Maqedonia, ndërsa qëllimii tij kryesor është që të promovoj strategji të re evropiane për zgjerim në lindje.

Turneu i cili përfundon me samitin e BE-së në Bullgari më 1 mars, megjithatë është tentim i vonuar i BE-së për të kundërshtruar arritjet e Sërbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rusia dëshiron që t’i dekuarojë vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar në NATO, ndërsa Moska përpiqet t’i largoj ata nga anëtarsimi në BE. Serbia është fusha kryesore për aktivitete antiperëndimore të Moskës në Evropë. Në Perëndim po rritet frika se Rusia e përdor Serbinë për të rritur tensionet në Balkan, duke armatosur aleatët e saj me tanke dhe aeroplanë, ndërsa nga ana tjetër punon për të destabilizuar Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë”, vlerëson agjencia e lajmeve AP./Telegrafi/