BE edhe më tej ndërton konsensus për datën e negociatave


Vendi këtë verë është në pritje të datës për fillim të negociatave me BE-në. Pritjet më optimale janë se ajo do të ndodhë në qershor, ndoshta në korrik, ndërsa më së voni këtë vjeshtë. Vallë pritjet do të përmbushen nga vullneti i shteteve anëtare, ku shumica e mbështesin fillimin e negociatave, por tani droja për bllokadat eventuale është hedhur nga Parisi në Berlin.

Për dallim nga viti i kaluar, pengesë kryesore këtë herë për fillim të bisedimeve është Gjermania, jo Franca, thonë diplomatët në Bruksel dhe besojnë se Parisi është i gatshëm të lëshojë pe për datë në qershor ose korrik.

Parlamenti gjerman e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, por gjatë debatit deputetët gjermanë hyrjen e vendit në Aleancë e lidhën me datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Edhe pse debati për raportin e Komisionit Evropian duhet të mbahet në seancë të veçantë, megjithatë disa nga deputetët kanë vërejtje se ai debat po shtyhet.

Qeveria e Gjermanisë në shpjegimin e Protokollit më 6 shkurt të vitit 2019 shpreh bindje se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë NATO-s do të nënkupton kontribut drejtë sigurisë dhe stabilitetit në hapësirën euroatlantike, informon Dojçe vele.

Ratifikimin për anëtarësimin e kundërshtuan Alternativa populiste për Gjermaninë (AFD) dhe e Majta, informon Dojçe vele. Petër Bistron nga AFD e uroi vendin për mbylljen e Rutës ballanike për refugjatët në vitin 2016, por tha se partia e tij do të votojë kundër anëtarësimit në NATO sepse ka “problem të madh me korrupsionin”, ndërsa Ballkani është vetëm periferi e Evropës”.

Aleksandër Noj nga e Majta kundërshtoi zgjerimin e NATO-s dhe e kritikoi “Qeverinë properëndimore në Maqedoni se gabimisht e ka interpretuar referendumin për ndryshimin e  emrit”. Noj gjatë gjithë kohës e përdorte termin “Maqedonia” për çka u përlesh me një deputet me origjinë greke në Bundestag.

Deputetët gjermanë, e mbështetën anëtarësimin e vendit në NATO, por patën debat për shkak të shtyrjes së debatit për fillimin e negociatave të vendit me Unionin.

Deputeti nga të Gjelbrit opozitarë, Jirgen Tritin vlerësoi se rreth fillimit të negociatave ka përleshje edhe në vetë qeverinë.

“Kancelarja është kundër, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme angazhohet që të fillojnë negociatat. Koalicioni nuk mund të arrijë pajtueshmëri për këtë çështje, deklaroi ai. CDU e kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët e SDP-së, të cilëve iu përket ministri i Punëve të Jashtme Hajko Mas e përbëjnë koalicionin qeveritar.

“Dëshira e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk ishte vetëm që të jenë pjesë e NATO-s, por edhe pjesë e Evropës së bashkuar, tha deputeti i të  Gjelbërve dhe shtoi se kryeministri grek Aleksis Cipras e ka sakrifikuar karrierën e tij politike që të arrihet Marrëveshja e Prespës dhe se për shkak të saj do ta humb pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ai përkujtoi se KE-ja ka sjellë rekomandim të qartë për fillimin e negociatave.

Deputeti i të Gjelbërve nga foltorja përkujtoi edhe se Ministria gjermane e Punëve të Jashtme që më 8 maj e ka informuar Bundestagun se duhet të deklarohet për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Dy deputetë të CDU-së, Kristian Shmit dhe Peter Bejer replikuan për vërejtjet e Tritin. Shmit vlerësoi se qëndrimet e Tritin nuk kanë “lidhje me realitetin” dhe e lavdëroi  rolin e Maqedonisë së Veriut në Ballkan, duke e quajtur “strehë të paqes”, e cila gjithmonë ka ndihmuar në momentet më të vështira.

Sipas Shmit, interes strategjik i Gjermanisë është që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së dhe paralajmëroi se për fillimin e negociatave me BE-në do të bisedohet “së shpejti”.

Shmit tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet në pako t’i fillojnë negociatat, por potencoi se Shqipëria për momentin përballet me “probleme të caktuara”, për çka nevojitet kohë më e gjatë që të studiohet raporti i KE-së.

Kolegu i Shmit nga CDU, Peter Bejer i përshëndeti marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, por kritikoi se në vend nevojiten përpjekje shtesë në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, gjyqësorit dhe administratës publike.

“Ky vend është në zemrën e Evropës dhe i përmbushi të gjitha kushtet për fillimin e negociatave”, tha Bruner.

Kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev pret edhe një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel ku veçmë ka termin të caktuar. Nuk ka precizuar se kur dhe ku do të mbahej takimi.

Për informatën se Merkel nuk pajtohet t’i jepet datë për negociata Maqedonisë së Veriut, Zaev ka thënë se për atë që janë të udhëzuar, informata është e vjetër dhe se për këtë çështje janë në vijim bisedimet në nivel të lartë, por edhe me deputetë. Ka shtuar se për ne me rëndësi janë vendimet dhe informacionet e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së (GAK) e cila ka mbledhje prej 18 deri më 21 qershor, pastaj edhe në fund të korrikut.

“Këshilli evropian është ai që e miraton vendimin përfundimtar. Së pari alarmohet përmes GAK-ut. Të mos i lëshojmë këto terminë”, ka thënë Zaev.

NATO-ja e mbajti fjalën  ndaj Maqedonisë së Veriut,  tani në radhë është Bashkimi Evropian, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në forumin GLOBSEK  në Bratisllavë, ku ka folur në panelin me temën “NATO-ja në vitet e 80-ta”.

Duke folur për atë  se si mund të përshkruhet veprimi i Aleancës në historinë e deritanishme, ministrja theksoi se ajo mund të përmblidhet në një fjalë – shpejtësi,  veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin ballkanik.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në bisedë me Politiko Evropa, thotë se detyra e tij në këtë pikëpamje është t’i bëhet me dije Francës se do të jetë vështirë të shihet si vend, i cili ka ambicie ta udhëheq Evropën, e në të njëjtën kohë i lëshon mundësitë për sukses në Evropë.

“Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë ku do të jetë pothuaj turpshëm t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë së veriut këtë vit, pasi që refuzimi e rrezikon seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, i cili është gjeografikisht  në Evropë dhe i rrethuar me vende anëtare të BE-së, ashtu që në pyetje tani është kredibiliteti i BE-së”, thotë Dimitrov.

Hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut merituan të shpërblehen menjëherë, theksoi ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së,  Filip Riker dhe senatori Ron Xhonson në takimin e sotëm me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Bratisllavë.

Ndihmës-sekretari shtetëror amerikan, Riker, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish ambasador i SHBA-së në vendin tonë,  e ka potencuar mbështetjen e SHBA-së në perspektivat evropiane të vendit tonë.

“Maqedonia e Veriut  me hapat e saj të vendosur dhe vendimet e guximshme meritoi anëtarësim në NATO dhe perspektivë të qartë evropiane “, ka theksuar Riker dhe ka paralajmëruar se SHBA-ja është aktive në bisedat me aleatët evropian rreth nevojës për reagim pozitiv edhe nga BE-ja në suksesin e treguar.