BDI sot ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme


Kryesia e BDI-së sot në ora 17.00 pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme. Siç mëson TS, nga burimet brenda BDI-së, mbledhja do të zhvillohet për ngjarjet e fundit në vend si dhe ndryshimet kushtetuese pas dështimit të Referendumit.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme pasi LSDM dhe VMRO kanë paralajmëruar se vendi në fund të nëntorit mund të shkojë në zgjedhje.

Ndryshe sipas statistikave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor u shfaqen të dhëna që në Referendumin e 30 shtatorit për NATO dhe BE votuan mbi 260 mijë votues shqiptar, me ç’rast u dëshmua se shqiptarët edhe një herë tregojnë vullnet të madh për në NATO dhe BE./Gazeta e Pavarur