BDI reagon për vrasjen e “komitit” Nikolla Sazdovski


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shprehë ngushëllime të thella deri tek prindërit, familja dhe të afërmit e të ndjerit Nikolla Sazdovski.

“Humbja e një jete të re dhe të pafajshme, veçanërisht në një mënyrë të dhunshme, siç është kjo ngjarje, paraqet një akt që gjithnjë dhe nga gjithkush meriton dënimin e plotë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ata thonë se dhuna është një akt që nuk duhet të ketë asnjë justifikim dhe në këtë kontekst shprehin mbështetjen e tyre të plotë për autoritetet e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për ndriçimin e plotë të rastit, dhe pa asnjë vonës të nxirren  fajtorët para drejtësisë.

“Duke pasur parasysh natyrën e dhunshme të kësaj ngjarjeje,  dhe  mesazhi i urrejtjes i dërguar nga ky akt ditëve të fundit,  por,  njëherit duke kuptuar revoltën e të afërmve dhe miqve të të ndjerit Nikola Sazdovski, si dhe shprehja publike e shqetësimit të qytetarëve, ne  dëshirojmë të apelojmë për qetësi, për t’u përmbajtur nga provokimet, veçanërisht nga porosit e urrejtjes dhe mosdurimit, të cilat përbëjnë bazën për ngjarje të tilla të dhunshme dhe të pakëndshme”, thuhet në kumtesën e BDI-së.