BDI në qershor mban Kongresin, ja kush është në garën për kryetar?!


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në muajn qershor pritet të mbanë Kongresin partiak, ka paralajmruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në mbledhje të kryesisë partiake, në të cilën janë sjell konluzione për punën e deritanishme të funksionarëve të BDI-së në ekzekutiv, shkruan Zhurnal.

Këshilli i përgjithshëm i BDI-së si organi më i lartë midis dy Kongreseve, do të mblidhet në muajn qershor për të caktuar edhe datën e mbajtjes së Kogresit e katërt të BDI-së.

Zhurnal, mëson se në këtë Kogres përveç rikonfirmimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe për një mandat katër vjeçar, pozitat tjera partiake janë të “lëkundëshme” dhe mund të merren nën drejtim të kuadrove të rinjë të BDI-së.

Por portale tjera kanë shkruar se edhe emra tjerë mund ti bashkohen garës ndër të cilët Teuta Arifi, Hazbi Lika, Talat Xhaferi, etj.