BDI- Gostivar, Taravarit: Lexo sondazhin e IRI-t

BDI- dega Gostivar përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sondazhi i fundit i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), është treguesi më i mirë i katandisjes së Arben Taravarit dhe partisë së tij, i cili me fjalorin e tij vulgar, siç thonë, “vazhdon të plason në opinion të pavërteta dhe shpifje”.

“Njeriu pa vizion për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit dhe në mungesë të rezultateve, edhe sot tentoi të mashtron opinionin mbi zhvillimet në arsim. Taravari gënjen dhe nënçmon inteligjencën e qytetarëve kur thotë që nuk ka asnjë kompetencë në arsim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi konstatoi një varg parregullsish dhe shkeljesh ligjore, Taravarit ia mori vetëm kompetencat për emërim dhe shkarkim të Drejtorëve, por jo edhe kujdesin mbi shkollat dhe mbarëvajtjen e procesit  edukativ dhe arsimor në Gostivar, që i takojnë me Ligj si Kryetar komune”, thonë nga BDI- Gostivar.

Ata ftojnë Taravarin të lexojë vendimin e MASH-it dhe të kuptojë kompetencat që i takojnë, dhe “jo t’u shmanget atyre për të përfituar në kohë me qëllim për të ushtruar profesionin e mjekut që e bënë vetëm për interesin e tij material”.

“Në qoftë se Taravari mohon se ka bllokuar bllok- dotacionet për arsim, atëherë e ftojmë të bëjë publike llogarinë bankare mbi vlerën e transferimit të mjeteve nëpër shkolla. BDI – dega në Gostivar, me përgjegjësinë më të lartë pohon që janë mbi 13 milion denarë mjete të dedikuara për shkollat nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe që Taravari nuk ua ka transferuar shkollave. Ministri i Arsimit dhe Shkencës është shqiptar, drejtorët e shkollave në komunën e Gostivarit janë shqiptarë, Arben Taravari është vetëm një turkfolës dhe jo shqiptar i cili me politikën e tij nuk sjell dobi as për komunitetin turk dhe për asnjë qytetarë të komunës së Gostivarit. I bëjmë thirrje Taravarit që të ndërpres pushimin vjetor që e ka filluar nga data kur është zgjedhur kryetar i komunës, të ndërpret pushimin veror që e ka filluar me fillimin e Verës dhe të ndërpres angazhimin e tij si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore, dhe të fillon të kujdeset për qytetarët, administratorët, nxënësit dhe shkollat në komunën e  Gostivarit”, qëndron mes tjerash në kumtesën deri te mediat nga ana e BDI- dega Gostivar.