BDI do të garonte me Talat Xhaferin nëse nuk do merrej vesh me LSDM-në për Pendarovskin


Bashkimi Demokratik për Integrim nëse nuk do të dakordohej me LSDM-në për Stevo Pendarovskin, atëherë ata do të garonin në zgjedhjet presidenciale me kandidat të  tyre i cili do të ishte Talat Xhaferi, ka theksuar nënkryetari dhe shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin e mbrëmshën në Click Plus.

Kishte zera edhe brenda LSDM dhe brenda BDI per te dale me kandidat partiak , ne kemi qene gati edhe për kete opsion. Kandidat më potencial do te kishte qenë Talat Xhaferi si kanddiat i BDI-së”, theksoi Mexhiti.

BDI fillimisht paralajmëroi mundësinë e daljes së tyre me kandidatin e tyre për president, por më pas arritën marrëveshje me LSDM.