BDI: BESA po e lë Kuvendin pa kuorum


Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka akuzuar sot Lëvizjen BESA se po e lë Kuvendin pa kuorum.

“Shpreh keqardhje që BESA nuk erdhi dhe nuk mundësuan punën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime që të zgjidhet Naser Ajdini për gjykatës dhe me këtë të kompletohet gjykata Kushtetuese si dhe të zgjidhen dy anëtarë të Këshillit për prokurorë. Deputetët e BESËS nuk janë as në seancë plenare që të votojnë ndryshimet e ligjit për ndërtim me qëllim të rregullohet vendkalimi kufitar Bellanoc- Staçiç. BESA vetëm deklarativisht angazhohet për reforma, ndërsa në fakt frenon proceset”, ka thënë Grubi nga pres qendra e Kuvendit, transmeton Medial.mk.

Sipas tij mirë rrjedhin negociatat e grupeve të punës mes VMRO-së dhe LSDM për ligjet reformuese veçmas të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.

Ai ka ftuar VMRO-DPMNE-në që të heq dorë nga 35 mijë amendamentet e ligjit të gjuhëve, të kthehet në Kuvend dhe të ndryshojë qasjen.