BDI, Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit


Të dielën me datë 12.08.2018, në ora 14:00, në Qendrën Informative Kulturore – Shkup, nën organizim të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi” ndërsa nën patronatin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit, ish- kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), njofton Medial.mk.

Në këtë Akademi do të përkujtohet jeta dhe veprimtaria e Imer Imerit, i cili gjatë karrierës së tij politike dha një kontribut të madh për avansimin e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.