BBC shkruan për protestat masive në Athinë


Qindra mijëra grekë kanë qenë pjesë e një marshi masiv në Athinë, duke i kërkuar qeverisë të mos bëjë kompromis me vendin fqinj Maqedoninë në kontestin për emrin.

Kështu e nis lajmin gjiganti medial BBC, kushtuar mosmarrëveshjes së gjatë prej disa dekadash për emrin “Maqedoni”.

Për vite të tëra, Greqia ka deklaruar se emri tregon që Shkupi ka pretendime për rajonin e Maqedonisë në veri të Greqisë, shkruan gjiganti mediatik anglez.

“Protestuesit kundërshtojnë propozimet e qeverisë greke për zgjidhjen e çështjes”.

Bisedimet janë në proces në Kombet e Bashkuara, por Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka marrë kërcënime me vdekje pasi tha se pret që mosmarrëveshja të zgjidhet brenda disa muajsh.

Kisha Ortodokse Greke mbështet fushatën për të ndaluar Maqedoninë duke përdorur ndonjë variant të emrit.

Ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimetz, ka sugjeruar emra alternativë të tillë si “Republika e Maqedonisë së Re”, thuhet më tutje.