Bastisje në shtëpitë e Kançeska-Milevskës dhe Kiril Bozhinovskit


Prokuroria Speciale Publike sot në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpinë e ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska dhe të ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, njofton Portalb.mk.

Bozhinovski ishte njeri i afërt me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ishte i përfshirë në disa përgjime nga “bombat” që i zbuloi lider i LSDM-së, Zoran Zaev

Nga ana tjetër, kundër Kançeska-Milevskës po udhëhiqen disa lëndë nga PSP.

Tani për tani, Milevska dhe Bozhinovski janë të pakapshëm për t’i komentuar informacionet për bastisjen e shtëpive.