Bashkëshorti me dhuratë luksoze për Adelina Tahirin


Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri po përjeton ditët më të lumtura që mund të jetojë një grua. Ajo është martuar së fundmi, dhe është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këngëtarja ka treguar edhe gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Bashkëshorti i Adelinës, Serjova Markov një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni, siç duket këtë periudhë shtatzënie po e mban Adelinën si një princeshë,transmeton Kosova Sot.

Dhe e meriton apo jo? Shumica prej nesh e kanë parë luksin në shtëpinë e Adelinës, por edhe veshjet e këngëtares janë gjithmonë me markat më të shtrenjta. Kësaj radhe në fakt dhurata e bashkëshortit për Adelinën i kalon parashikimet. Këngëtarja ka treguar në Instastory, makinën e saj të sapoblerë me një fjongo blu në mes, çfarë do të thotë që është dhuratë. Një Mercedez-Benz i bardhë është dhurata e avokatit për Adelinën. E kush nuk do e ëndërronte një makinë të tillë?