Bashkëshorti i Jankulloskës kërkon shkarkimin e Kacarskas për shkak të anshmërisë në lëndën “Tanku”


Avokati Vllatko Ilievski, bashkëshort i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e gjykuar për rastin “Tanku” sot në seancën e Këshillit gjyqësor kërkoi shkarkimin e gjykatëses, Dobrilla Kacarska për shkak të anshmërisë në udhëheqjen e procedurës.

Ilievski tha se gjatë seancave për lëndën “Tanku” nuk ka pasur kushte përkatëse në sallën e gjykatës e cila ka qenë e paklimatizuar, shumë shpejtë janë caktuar seancat ndërsa me atë Jankulloskës i është shkelur e drejta e amësisë dhe e pushimit të lindjes.

Para anëtarëve të Këshillit gjykues Ilievski theksoi se kanë rrjedhur informacione për gjendjen shëndetësore të Jankulloskës në mënyrë që gjykatësja Kacarska në seancën më 1 qershor 2018 në mënyrë publike dhe pa pëlqimin e Jankulloskës ka dhënë të dhëna të dosjes mjekësore në të cilën janë deponuar dokumente të cilat kanë të bëjnë me statusin shëndetësor dhe gjendjen mjekësore të Jankulloskës pa u përjashtuar opinioni. Me këtë, siç shtoi, është shkelur privatësia dhe e drejta e mbrojtjes së pacientëve.

Gjatë një TV interviste, gjykatësja, siç tha Ilievski, ka dhënë pohime me të cilat e problematizoi validitetin e dokumentacionit mjekësor për shtatzëninë e Jankulloskës.

Pasi e tha këtë, nga Këshilli gjyqësor i theksuan se një pjesë e asaj që e ka thënë nuk qëndron në parashtresë.

Për këtë Ilievski u përgjigj se nuk është pasi ka ndodhur pasi e kanë shtruar kërkesën.

Ai paralajmëroi se Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg ka metodologji që të përcaktohet anshmëria në udhëheqjen e procedurës, duke shfrytëzuar një test objektiv dhe subjektiv.

Jankulloska i mori gjashtë vite burgim për furnizimin e “mercedesit” luksoz ndërsa Gjykata e Apelit e uli dënimin në katër vjet.