Banknotat e reja a do të jenë dygjuhësore?


Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot prezantoi një tekst informativ ku janë prezantuar përgjigjet e shumë pyetjeve të rëndësishme të qytetarëve në lidhje me lëshimin në qarkullim të bankënotave polimere në vlerë prej 10 dhe 50 denar, transmeton Almakos.

Informacionet e prezantuara fillimisht kanë të bëjnë me ndryshimin e bankënotave të letrës me vlerën e njëjtë apoeni, të cilat nga 15 maj i këtij viti nuk do të janë mjete ligjore për pagesë.

Banka popullore paralajmëroi se në periudhën e ardhshme në faqen e saj do të publikoje informacione të rëndësishme me qëllim informim të opinionit.