Bajrami: Nuk është vra vetëm Almiri por gjithë gjyqësia, procesi do të përfundon në Strazburg


Avokati i familjes së Almir Aliut, Ibraim Bajrami e konsideron si tërësisht jashtëligjore nxjerrjen në shtije të veturës me të cilën u krye vrasja ndaj Almirit të vogël, dhe për këtë sipas tij përgjegjësi duhet të merrë Prokuroria dhe Gjykata.

Ai për Zhurnal bëri të ditur se në seancën e parafundit si provë shtesë kanë këruar nga gjykata që të shkohet te shtëpia e të akuzuarit Boban Iliq për shkak se me urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë në fazën hetimore është dhënë urdhër që të sekuestrohet makina me të cilën është kryer vepra penale, dhe i është thënë në mënyrë të paligjshme që ai makinën ta ruajë në shtëpi.

Ibraimi shprehet se në bazë të urdhërit në fazën hetimore makina është dashur të sekuestrohet, ajo duhet të ruhet në polici ndërsa atij i lejuan që ai ta ruajë në shtëpi.

“Në seancën paraprake ne kërkuam nga Gjykata që të na lejojë të shkohet te shtëpia e Boban Iliq të verifikohet gjendja faktike e makinës. Pse e bëmë këtë? Sepse ne kishim paraprakisht informacione se në Qershor të vitit të kaluar familja e Bobanit e ka regjistruar makinën, por për ta bërë regjistrimin e makinës, makina duhet të jetë në gjendje të lëvizshme teknike. Me vetë faktin që është regjistruar, makina është riparuar, por ne i kishim këto informacione jozyrtare. Ne i thamë gjykatësit se kemi dyshime se makina është rregulluar dhe vozitet, kjo qëndron në proçesverbal, Gjykata na e hodhi poshtë këtë propozim”, është shprehur Bajrami.

Ai thotë se tanijemi në një situatë kur pala mbrojtëse flet dhe të gjithë thonë që është e bardhë ndërsa Gjykata thotë që është e zezë.

“Ne i themi Gjykatës që makina është riparuar dhe vozitet dhe që kjo është në kundërshtim me ligjin, dhe është bërë gabim që i’a kanë lënë makinën në shtëpinë e tij. Makina ka qenë provë dhe nuk ka të drejtë të preket as të kontaminohet derisa të përfundojë procesi gjyqësor. Të gjitha informacionet që dje dolën në mediume i kemi printuar i kemi dokumentuar dhe të hënën do ti dorëzojmë në Gjykatë. Me këtë që është bërë, nuk është vrarë vetëm Almiri për së dyti herë por është vrarë tërësisht Gjyqësia në Maqedoni. Me shumë mundësi ky proces do të përfundojë në Strazburg”, ka deklaruar për Zhurnal, avokati i familjes së Almirit, Ibraim Bajrami.

Ndryshe, vëllau i vrasësit, Boban Ilic , Bojan Ilic ka nxjerr në shitje po të njejtën vetur me të cilën e ka kryer vrasjen ndaj voglushit Almir Aliu.

Mercedesi i cili duheshte të jetë provë materiale për gjykatat, ai tanimë po shitet për 3800 euro.

Bojan Ilic edhe po i bën publicitet kësaj veture e cila është simbol i krimit dhe vrasjes së voglushit 4 vjeçar.

Përndryshe për sot është parlajmëruar, një protestë masive në Shkup për të cilën në rrjetet sociale figura të njohura publike, gazetarë, aktor kanë bërë thirrje që sa më masovikisht të dilet në protestë për të mos lejuar që Prokurorët të vrasin Almirin për së dyti herë. /Zhurnal