Babai i të vrarit Sazdovski: Edhe njëmijë vjet po të ishte dënimi, është pak!

Asnjë nënë nuk duhet ta varrosë djalin e saj. Dënimi, për fat të keq, është aq sa e ka paraparë ligji. Në Maqedoni nuk ka dënim më të madh për persona deri në 20 vjet. Megjithatë, për ne si prindër dhe për mua personalisht edhe mijëra vite duhej dënuar, gjegjësisht nuk ka gjykatë  e cila do të përcaktonte dënim të vërtetë për këtë vepër, tha babai i të vrarit Nikolla Sazdovski, Toni Sazdovski pas gjykimit në Gjykatën Penale të të akuzuarve për vrasjen e djalit të tij.

“Nuk mund të them se nuk jam i kënaqur siç ka spekulime në opinion se në Maqedoni nuk ka aspak drejtësi. Prej kësaj pamë se sa drejtësia mund të përmbushet dhe shpresoj se ndonjë gjykatë më e lartë nuk do ta ndryshojë, por do ta le të njëjtën”, theksoi Sazdovski.

Ai prindërve të të gjykuarve i porositi që ta thonë të dyshuarin e tretë i cili është në arrati, sepse, siç tha, është sigurt se ata e dinë se ku ndodhet, ta thonë dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre vetë të mbesin në burg, por si bashkëpunëtor i tyre edhe ai ta bartë pjesën e tij të fajit për veprën të cilën e ka kryer.

“Për Nikollën nuk ka kthim. Të gjithë ata që e njihnin, ndërsa e njihnin shumë persona, e dinin se ai nuk ishte i dhunshëm, dëshironte të shoqërohej me të gjithë”, tha Sazdovski.

Ai sqaroi se dëmi material nëse ndonjëherë paguhet në çfarëdo lloj forme do të donohet për qëllime humanitare, gjegjësisht siç tha, ato do të donohen për turneun në futboll në fshatin Rakotinci i cili organizohet për nder të Nikolla Sazdovskit, si dhe për qëllim të tjera humanitare.

Vëllai i të akuzuarit Besir Bela, Besar Bela tha se nuk janë të kënaqur nga vendimi dhe se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“E pamë se ende nuk ka drejtësi në Maqedoni, kjo është e tepërt dhe është gjykim i njëanshëm”, theksoi Besar Bela.