Babai i Almirit: Joveski na tha kot e keni mos u mundoni


Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski ka njoftuar se përmes një kërkese të tij është takuar me prindërit e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili me veturë u godit në vitin 2016 nga vrasësi Boban Iliç.

“U takova me qëllim tu them se nuk ka asnjë prapavi rreth rikualifikimit të lëndës”, tha Joveski.

Ai mes tjerash tha se drejtësia do të jetë e kënaqur me këtë lëndë, ndërsa e drejta patjetër të qeverisë.

Babai i Almirit të vogël, Sedat Aliu ka treguar të vërtetën e takimit me kryeprokurorin Joveski dhe njofton se ky takim ka ndodhur para se të rikualifikohet lënda.

Aliu shprehet se Joveski bashkë me Liljana Spasovskën iu kanë thënë se kjo punë ka marrë fund dhe të mos kërkojnë asgjë.

“Po ne kemi pasur takim me kryeprokurorin Joveski para se të rikualifikohet lënda. Dhe ai na ka treguar se vecmë kjo punë është e kryer dhe të mos kërkojmë asgjë se kjo çështje është e kryer. Ne i kemi parashtruar pyetje se pse nuk na i kanë pranuar dëshmitarët, ndërsa zv.Kryeprokurorja Liljana Spasovska e cila ishte prezente në takim na tha se edhe poqese pranohen dëshmitarët është kot sepse kjo punë është e kryer. Ne e pyetëm se a do të rikualifikohet lënda, ato na thanë se nuk mundemi tju japim informata, ndërsa ato vecmë e kishin pas kryer punën. Ai ka gënjyer kur ka thënë se Zvërlevski ka rikualifikuar lëndën, ndërsa e vërteta është se Joveski e ka rikualifikuar. E ka edhe dokumentin që ky e ka nënshkruar rikualifikimin”, ka deklaruar për Zhurnal, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu.