Azar futbollisti më i mirë i Belgjikës për vitin 2018


Lojtari i Çelsit, Eden Azar është shpallur futbollisti më i mirë belg në vitin 2018, kumtoi pres-shërbimi i ekipit kombëtar.

Për të votuan 14.974 tifozë, pothuajse pesë herë më shumë i radhituri i dytë.

Pas Azarit, më shumë vota (3.801) ka marrë mesfushori i Borusia Dortmund, Aksel Vicel.

Kevin de Bruin nga Mançester Siti është i treti me 2.005 vota.

Paraprakisht Azar u shpall edhe për sportist të Belgjikës për vitin 2018.