Avramopulos refuzoi të thotë pse nuk e mbështet Marrëveshjen e Prespës


 Komisari evropian për migrim, Dimitris Avrampopulos, refuzoi të përgjigjet në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Brukseli pse nuk e mbështet Marrëveshjen e Prespës.

Një ditë para votimit për Marrëveshjen e Prespës në Parlamentin grek, komisari evropian për migrim, i cili është nga radhët e Demokracisë së Re, deklaroi se nuk e mbështet këtë marrëveshje midis të dyja vendeve, edhe krahas mbështetjes së fuqishme të institucionit të tij.

Qëndrimi i Avromopulosit atëherë shkaktoi reagime të ashpra në Bruksel, por edhe në Athinë.  Korrespondentët evropianë në Bruksel kanë kërkuar përgjigje të qarta nga Komisioni Evropian a është i pranueshëm qëndrimi i komisarit dhe nëse do të marrë ndonjë vërejtje. Zëdhënësi i KE-së refuzoi të japë përgjigje.

Sot MIA ia parashtroi drejtpërdrejt pyetjen Avramopulosit, gjatë konferencës për shtyp me ministrin malazez të Punëve të Brendshme në selinë e KE-së, por Avramopulos ui shmang përgjigjes.

MIA e pyeti komisarin nëse ende qëndron në qëndrimin e njëjtë kundër marrëveshjes dhe nëse mund ta elaborojë pse është kundër.

“”A është pyetja juaj lidhur me Malin e Zi?! pyeti Avromopulos fillimisht.

“Kur do të flasim për atë temë do të kthehemi sërish në atë. Pozicioni im është i qartë. është i qartë edhe pozicioni i Komisionit Evropian, ashtu që tani nuk ka për çfarë të diskutohet. Të shpresojmë për më të mirën për rajonin dhe për të gjitha vendet e rajonit”, shtoi ai.

Komisioni Evropian nuk e dënoi qëndrimin e Avramopulost, por menjëherë pas deklaratës së tij përsëriti se qartë vazhdon ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës dhe se bëhet fjalë për qëndrim të vetin individual.