Avokati Shvrgovski: Presim që Mijallkov të lirohet nga paraburgimi


Avokati mbrojtës i Sasho Mijallklovit, Ljupço Shvrgovski ka theksur se nuk ka njoftim zyrtar se Prokuroria Speciale ka dhënë mendim për të liruar nga paraburgimi Sasho Mijallkovin.

„Shpresoj që sot do të arrij dhe nesër të vendoset. Presim mendim pozitiv dhe vendim pozitiv”, tha sot avokati i Mijallkovti, Ljupço Shvrgovski.

Pas kërkesë për lirimin nga paraburgimi, do të vendos gjykatësi i procedurës paraprake, i cili e ka shqiptuar masën e paraburgimit. Mijallkov ka kërkuar lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin me arrest shtëpiak, me garancë prej 1 milionë euro.

Avokati Shvrgovski tha se kur dorëzohet garancë, me atë dorëzohet edhe kërkesë për liri.

Ndryshe, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski, Orce Kamçev dhe Kirill Bozhinovski para disa javëve u arrestuan dhe u paraburgosën, si të dyshuar në rastet e PSP-së.