AUV: Në tregun e Maqedonisë nuk janë plasuar sasi të pasigurta të qumështit “Laktalis”


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot informoi se deri më tani nuk ka marrë notifikim se në tregun e Maqedonisë janë plasuar sasi të pasigurta të qumështit dhe mbi 600 prodhime të qumështit të kompanisë “Laktalis” dhe se shërbimet e inspektimit kryejnë kontroll tek kompania e cila i importon këto prodhime në Republikën e Maqedonisë.

AUV informon se nga fillimi i vitit e deri më tani nga “Laktalis” në Republikën e Maqedonisë janë importuar 103.4 tonë qumësht dhe prodhime të qumështit, nga objektet e tyre në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe nga Serbia fqinje dhe Gjermania. Nga objektet e kësaj kompanie në Francë, sivjet janë importuar vetëm 2.4 tonë prodhime të qumështit, djathë të shkrirë.

AUV siguron se si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e ndjek gjendjen dhe nëse paraqitet nevojë me kohë do të reagojë me marrjen e masave përkatëse.