Autostrada Prishtinë-Shkup do të kushtojë 700 milionë euro


Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj informoi se çmimi përfundimtar i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup mund të arrijë deri në 700 milionë euro, gjegjësisht rreth 100 milionë euro më shumë sesa që ishte projeksioni fillestar, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Lekaj mbrëmë në një intervistë për TV Dugagjini, tha se punët e këtij projekti fillimisht ishin paraparë të përfundojnë deri më 1 janar të këtij viti.

“Çmimi përfundimtar i autostradës mund të arrijë deri në 700 milionë euro, si total, duke e përfshirë edhe pagesën e fundit shtesë për shkak të vonesës dhe menaxhimit të keq (nga Qeveria paraprake). Rreth 50 për qind nuk janë plotësuar obligimet ndaj ekspozuesit të punëve, që shkaktoi edhe vazhdim të marrëveshjes”, tha Lekaj.

Fillimisht shuma e planifikuar për ndërtimin e autostradës e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë ishte 608 milionë euro, por janë rritur për shkak të penaleve të cilat u janë paguar ekspozuesit “Behtel Enka”. Me justifikimin se Qeveria paraprake nuk i ka plotësuar në kohë obligimet, dje Qeveria e Ramush Haradinajt vendosi të paguajë 53 milionë euro penale të konsorciumit.