Askush nuk e di se sa industria e ndotë Shkupin

Shkupi dimrit qëndroi lartë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, së bashku me qytetet e kontinentit Aziatik. Anketa e ,,Nezavisen Vesnik’’ e cila u publikua vikendin e kaluar tregoi se ndotja është temë  e cila i brengos më së shumti shkupjanët. Raporti i funditi i Kombeve të Bashkuara tregon se vdekjet e parakohshme dhe sëmundjet e ndryshme janë rezultat i ajrit të ndotur. Si rezultat i ndotjes së rrethinës në mënyra të ndryshme ç’do vit vdesin 1.4 milion njerëz nga sëmundje të cilat mundeshin të parandaloheshin siç janë Diareja dhe Paraziti. Për më tepër emetimet e gazrave të dëmshme përhapen në kushtet e thatësirës, përmbytjeve dhe stuhive të fuqishme. Ekspertët këshillojnë që mbrojtja me kohë e mjedisit ku jetojmë do të nënkuptojë gjithashtu  evitimin e këtyre pasojave. Përveç  Shkupit i cili mban titullin si qyteti më i ndotur Shkupi , në vend janë edhe disa qytete të tjera si: Tetova, Manastiri, Strumic, Kavadari, Kërçova, në të cilat, veçanërisht në muajt e dimrit, grimcat PM 10 arrijnë vlera alarmante. Rastësisht apo jo, pothuajse në të gjitha këto qytete ose në rrethinat e tyre ka prani të madhe të zonave industriale. Sipas raportit të përbashkët të Auditimit për cilësinë e ajrit të EUROSAI. industria është ndotësi më i madh në Maqedoni,edhe pse të gjitha deklaratat zyrtare shkuan në drejtim të asaj që ndotësit më të mëdhenj në të vërtetë janë amvisëritë. Në këtë listë ata renditen në vendin e dytë pas industrisë,përderisa makinat vlerësohen si ndotës të mesëm, ndërsa mbeturinat, bujqësia dhe faktorë të tjerë konsiderohen si ndotës më të vegjël. Por, pavarësisht këtyre të dhënave, nuk ka një hulumtim të saktë se sa në të vërtet ndotin kapacitetet industriale në Shkup. Pas hulumtimit të ndotjes nga amvisëritë dhe trafiku, autoritetet e qytetit njoftuan se këtë vit do të ketë hulumtim edhe mbi oxhaqet e fabrikave.

Në raportin e trupit revizionues ndërkombëtar për Maqedoninë ka edhe arsye pse kjo është kështu. Në atë theksohet se intitucionet kompetente në këtë sferë dhe më gjerë nuk bashkëpunojnë, se inspektsionet për mjedis jetësor në nivel qendror dhe lokal punojnë pa asnjëfar koordinimi, ndërsa mjetet me të cilat i investon Qeveria kundër ajrit të ndotur janë shumë të vogla. Për momentin, parandalimi i vetëm për industrinë që mos të ndotë mjedisin jetësor janë lejet e integruara ekologjike, të cilat impnojnë deyrime për investime të reja në teknologji, për të nxënë hapin e kohës moderne në ekonomine cirkulare, e cila është mënyra e vetme për të pasur jetë të qëndrueshme.

Lejet për parandalimin e integrimin dhe kontrollollimi për ndtojen  rregullohen me Ligjin për mjedis jetësor. Ndërsa lejet A-të integruara i jep Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, ndërkaq lejet B- të integruara në Shkup i jep Qyteti i Shkupit, ndërsa në të gjitha qytetet tjera i japin komunat. Qëllimi i lejeve është që secili kapacitet industrial të bëj plan për menjanimin e arsyeve për ndikim negativ mbi mjedisin jetësor. Më qartësisht, kapacitetet industrial të cilat i marrin këto leje i marrin në bazë të planit se si ta kufizojnë ndotjen për një peridhë të caktuar, që e shpejgon faktin se A-leje ka edhe ,,Drisla”, edhe pse shkupjanët e shohin si ndotës më të madh në qytet. Nga Qyteti i Shkupit thonë se këto leje i marrin varësisht nga ndikimi i ajrit, ujit, gjenerimit të mbeturinave, efikasitetit energjetik, parandalimit të fatkaqësive teknologjike e të tjera..

,,Hap inicues në procesin e menaxhimit të integruar me mjedisin jetësor është që të sigurohen njohuri përmes emisioneve mediatike për mjedisin jetësor: ajri, uji dhe toka të sistemohen përmes zhvillimit të një kadastri të integruar mjedisor, i cili është baza për monitorimin e treguesve për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës. Gjithashtu, Kadastri i mjedisit jetësor paraqet një pikë referimi kur analizon efektet e masave të ndërmarra për të përmirësuar cilësinë e mjedisit, “thonë nga qyteti i Shkupit.

Nga gjithësej 131 leje të dhëna nga Ministria e mjedisit jetësor deri në fund të vitit 2017, deri në azhurnimin e Regjistrit të Lejeve të Integruara-A, 25 nga kapacitetet janë të vendosura në Shkup. Prej tyre, ata janë të vendosur kryesisht në komunën e Gazi Babës, gjithsej 11. Ka edhe në Karpos, katër në total, në Aerodrom dy dhe në komunat tjera dy dhe më pak.

Gjithësej, në Shkup sipas të dhënave të Planit Hapësinor të Qytetit të Shkupit, janë 110 objekte industriale në Shkup, të cilat duhet të kenë leje të integruara A ose B. Shumica e tyre ndodhen në Komunën e Karposhit – 42, më pas në Gazi Babë – 27, në Gjorçe Petrov – 18, në Kisella Vodë – 10, dhe në komunat e tjera më pak se pesë. Shumica e objekteve industriale janë nga industria ushqimore (37), të cilat përfshijnë industrinë e mishit, prodhimin e bukës dhe pijet. Më pak janë nga industria kimike (21), tekstili (12), letra dhe artet grafike (11) dhe të tjera, të tilla si ndërtimi apo industria metalike, janë më pak se dhjetë.

Përtej këtij kontrolli janë ndërmarrjet e vogla. Duke pasur parasysh numrin e tyre të madh, ato kontribuojnë së bashku si ndotje. Për më tepër, ata nuk janë të detyruar të marrin masa mbrojtëse.

Lejet A- të integruara duhet të kenë kapacitet të madh industrial në vend, i cili duhet të përshtatë programin e tij të investimeve me mbrojtjen e mjedisit në të cilin vepron. Asnjë fabrikë e madhe nuk mund të funksionojë pa lejen e tillë, por ato të vogla mund të ndotin pa kontroll. Megjithatë, ka edhe përjashtime dhe aktualisht ato janë ,,REK Bitola” dhe ,,TC Oslomej”. Vitin e kaluar në korrik u njoftua se ELEM po punon në mënyrë aktive për dorëzimin e kërkesës për leje të integruar mjedisore për ,,TC Bitola” dhe se përputhja me planet e mjedisit duhet të përfundojë këtë vit. Për shkak të investimeve të parealizuara në mbrojtjen e mjedisit disa vjet më parë, Inspeksioni Shtetëror i mjedisit jetësor e mbylli “Jugohromin” në Tetovë, pasi Organizatat ekologjike joqeveritare e vurën në dukje atë si fajtorin kryesor të grimacave PM10 në Tetovë.

Lejet B- të integruara në kryeqytet i jep Qyteti i Shkupit, ndërsa në qytetet tjera autoritetet komunale. Sipas regjistrit të Qytetit të Shkupit, deri më tani janë dhënë 22 B leje integruese që veprojnë në territorin e qytetit dhe ka shumë që janë në procedurë.

Nga këto, pothuajse gjysma apo dhjetë janë të vendosura në zonat industriale të Komunës së Gazi Babës. Në Saraj ka tre fabrika me leje B, në Gjorçe Petrov, Suto Orizarë dhe në Aerodrom janë të vendosura dy nga kapacitetet, në Kisella Vodë dhe Butel ka nga një fabrikë.

Sanja Naumovska