ASH zgjodhi kryetarin e degës në Strugë


Aleanca për Shqiptarët në Strugë zgjodhi strukturat e reja. Në Kuvendin e degës të mbajtur dje për kryetar të degës është zgjedhur Imer Imeri.

Ai njëherit ishte bartësi i listës për këshilltarë në komunën e Strugës.

Imeri ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht në përforcimin e strukturave të ASH-së dhe prurjeve të reja në këtë parti, por duke qenë edhe korrektues për pushtetin aktual lokal.