ASH porosit Zaevin: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia!


Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se nuk është koha që Kosova të ketë ushtri ka nxitur reagime të shumta në opinion, madje së fundi ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët.

“Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e  FSK në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani  nuk duhet të bëhet fuçi baruti, madje duke apeluar tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë  dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve,  Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në  themelimin e Ushtrisë së saj Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në   pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një  Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë  reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e   brendshme të shtetit të Kosovës. Aleanca për Shqiptarët kërkon që Kryeministri Zaev sa me parë të heq   deklaratën e tij dhe ti Urojë në emër të Maqedonisë Qeverisë së   Kosovës për Ushtrinë e saj“, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.