ASH-ja hap procedurë për përjashtim nga partia të këshilltarit të saj në komunën e Sopishtës


Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka hap procedurë për përjashtim nga partia për këshilltarin në komunën e Sopishtës, Orhan Gafuri, vota e të cilit ishte vendimtare që të miratohet vendimi që përmendorja e Andon Qoses të vendoset në komunën e Sopishtës, informon Zhurnal.

“E informojmë opinionin se në ditët në vijim komisioni disiplinor pranë ASH-së do të diskuton për përjashtimin eventual të këshilltarit të apostrofuar”, thonë për Zhurnal, nga ASH-ja.

Nga ana tjetër, këshilltari Orhan Gafuri, pasi që këshilltarët e LSDM-së dhe PDSH-së apeluan që vendimi është miratuar me “aminin” e VMRO-së dhe ASH-së, doli me qëndrimin se ai ka votuar kundër dhe se do të kërkon që të përsëritet proceduara e votimit.

Përndryshe, përmendorja e Andon Janev Qoseto para pesë ditëve në orët e vona të natës u largua para objekteve të gjykatave në qendrën e Shkupit.