ASH-ja dhe njëri krah nga Lëvizja Besa përkrahin protestën kundër kazinos në Reçicë të vogël


Degët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), dhe të krahut të Afrim Gashit në Lëvizjen Besa, për qytetin e Tetovës, e mbështetin protestën kundër kazinos në Reçicë të Vogël.

Nga ASH-ja bëjnë thirrje deri te anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie që ta përkrahin këtë protestë të Bashkësisë Logale të Reçicës së Vogël.

Sipas tyre, kazinotë janë bërë element shkatërrues për tetovarët, dhe se kjo është pasojë edhe e Ligjit të tanishëm për lojra fati.

Ndërsa, nga krahu i Gashit thonë se e përkrahin protestën dhe i ftojnë qytetarët që t’i bashkangjiten të njëjtës, duke theksuar se prania e shumë kazinove dhe bastoreve është një tendencë e varfërimit moral të popullit./Telegrafi/