ASH: BDI hakmerret, dëbon shqiptar nga puna, Rakipi detyrohet të shkojë në mërgim!


Funksionarët e BDI-së dita e ditës po bëhen më agresivë ndaj punëtorëve të thjeshtë që nuk janë anëtarë të BDI-së.  Ata janë të pamëshirshëm ndaj punëtorëve që mund të përkrahin një lider apo subjekt tjetër politik për veç BDI-së dhe Ali Ahmetit, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

“Rakip Tahiri 10 vjet  i punësuari në Fondin Pensional është anëtar dhe simparizant i ASH dhe Ziadin Selës, i cili kohë më parë për arsye politike u internua nga Qendra e Fondit Pensional ne Shkup, në njesinë rajonale në Kumanovë, njejtë si në kohën e regjimit të komunizmit ku shqiptarët janë internuar larg familjeve te tyre, ku më pas me arsyetim banal, se i njejti nuk ka shkur në punë i jepet përjashtim nga puna. BDI në çdo drejtori dhe instititucion shtetëror që udhëheq, për veç zyrtarëve ka edhe njerëz tjerë në kabinetet e zyrtarëve, te cilët zakonisht janë shefa të kabineteve ose këshilltar të drejtorëve, të cilët terrorizojnë të punësuarit shqiptar, qe i përkasin Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në komunikatë.

Partia e Selës akuzon drejtorin e Fondit Pensional, Shaip Zenelin dhe këshilltarin e tij Muharrem Asanin të cilët sipas kësaj partie kanë rol që ti nxjerrin nga puna dhe ti dënojnë ata të punësuar shqiptar që nuk i zbatojnë urdhërat e tyre.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se do të vihen në mbrojtje ndaj gjithë shqiptarëve te punësuar që po bëhen cak dhe viktimë e hakmarrjes politike.

“Rakip Tahiri, jurist i diplomuar dhe i punësuar i deri tanishëm në Fondin Pensional njoftoi departamentin e ASH, duke e depunuar edhe vendimin e përjashtimit nga puna, si dhe duke na thënë se “më duhet të shkoj në Sllovaki se do të duhet ti ushqej me bukë 5 fëmijët e mi qe i kam në shtëpi”. I bëjmë thirje Faktorit ndërkombëtar dhe ambasadave relevante ne vend që të parandalojnë hakmarrjen e BDI-së, duke e ndaluar klanizimin e institucioneve nga Aliu dhe Beqa që i bëjnē ndaj të punësuarve shqiptar të pafajshëm qe ushqejnë fëmijët e tyre, njejte siç është rasti i Rakipit shqiptar i Velesit, i punësuar i vetëm në familje qe tanimë duhet të shkojë në mërgim të punojë si punëtor krahu dhe te ushqej familjen e tij”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Kjo parti gjithashtu u bënë thirje organeve kompetente, Ministrisë për Administratë, Revizionit Shtetëror, Prokurorise publike, Gjykatës Administrative të hetojë udhëheqësinë e Fondit Pensional për dyshimet në përfshirje në korrupcion dhe keqpërdorim të deryrës zyrtare.