ASH: 230 Milion eurot e Qeverisë, investime të gjitha për Maqedoninë Juglindore?!

Aleanca për Shqiptarët reagon se për investimet e fundit të cilët sipas partisë së Ziadin Selës, përsëri bëhen në Maqedoninë ku popullata dominuese janë maqedonas ndërsa anëshkalohet Maqedonia Perëndimore.

“Kjo konferencë për shtyp është ftuar me rastin e paraljmërimeve të Qeverisë së RM më saktë të zv. Kryministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili prezentoi disa ivenstime direkte të huaja me vlerë prej 235 milion euro, si dhe deklaratat e Ministrit për lidhje dhe transport z. Goran Sugarevkit i cili paralajmëroi nje projekt prej 47 milion eurosh për fillimin e rrugës Shtip-Radovish, si dhe informoi opinionin se për se në pjesën e Maqedonisë Juglindore do të investohet për rrugë dhe mirëmbajtje në të ardhmen përafërsisht 320 milion euro me para të buxhetit të Mqedonise dhe të taksapaguesve te saj.

Në princip mirëpresim investimet, megjithate ne si subjekt politik kemi dilemat tona për destinimin e këtyre parave, sepse ka qenë praktikë e deritanishme që paratë nga ivestimet e huaja dhe nga buxheti i RM nuk janë ndarë në formë proporcionale andaj:

Pyesim Zëvendës Kryeministrin për Ekonomi, z Angjushev, Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, z.Sugarevski si dhe ministrat e BDI-së se sa nga 235 milion eurove investime të huaja , sa janë paraparë për pjesën perendimore, më saktë për Komunat shqiptare?

Pyesim BDI- ku janë projektet dhe investimet shqiptare që ju me vite i premtoni në cdo fushatë parazgjedhore?

BDI vazhdimisht në pothuajse çdo fushatë zgjedhore e ka përmendur hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, dhe nuk është lëvizur asnjë milimetër në këtë drejtim, ndërsa investimet në pjesën juglindore po bëhën realitet.?

Gjithashtu përkujtojmë opnionin se edhe kjo Qeveri ashtu si qeveria e VMRO-BDI, nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e aksit rrugor Shkup – Dibër apo sic është e njohur ndryshe Rruga e Arbërit, dhe vazhdim i Koridorit 8 që do lidhej Shkupi me Tiranën, nëpërmjet Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Durrësit, qe kjo rrugë do të të krijonte afërsi nga Shkupi deri në Tiranë distance rrugore vetëm 210 Km, me crast do të krijohej mundësia që Maqedonia ta përdor edhe portin e Durrësit, i cili ofron mundësi më të lira në rajon, për dallim nga ai i Selanikut dhe Burgasit të Bullgarisë, gjithashtu kjo do të krijontë një mundësi biznesi dhe zhvillimi ekonomik më të madh mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjithashu kjo rrugë edhe në aspektin e turizmit, dhe shfrytëzimit të Detit të Shqipërisë do ta bëntë shumë më të afërt për qytetarët e Maqedonisë që në bazë të statistikave të fundit bregdeti shqiptar ngelet destinacioni i tyre i preferuar edhe për shkak kostos së ulur që dallon shumë nga vendet të tjera të rajonit.

Qeveria LSDM-BDI, njejtë si ajo e VMRO, nuk ka filluar asnjë kilometër të Autostradës “Arbën Xhaferi” që e lidh Prishtinën dhe Shkupin, ku Maqedonia në bazë të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, obligohet ta ndërtoj autostradën Shkup – Bllacë e cila është vetëm 12 Km deri në vitin 2018, me crast nuk e ka ndjekur dinamikën e punës që qeveria e Kosovës tani pothuajse e ka mbaruar në tërësi pjesën e saj nga Prishtina deri në kufirin e Elez Hanit, që edhe ishte pjesa më e madhe e autostradës me 70 Kilometra e cila filloi në vitin 2014 dhe me sukses po mbaron ne fund të vitit 2018 ne pjesën me të madhe të saj, prej Prishtine deri në kufirin Kosove-Maqedoni në Elez Han.

Me këtë mundë të konstatojmë se vazhdon thellimi i hendekut socioekonomik në mes shqiptarëve dhe maqedonëve, vazhdon trajtimi i shqiptarëve vetëm si burim i finansimit dhe assesi si konsumues i mjeteve buxhetore, ndërsa roli i BDI vazhdon të ngelet “statik” në Qeveri, dukë aprovuar cdo projekt joproporcional të LSDM-së njejtë si në kohën e VMRO-së pa fuqi politike, për të inkorporuar projekte që do të ishin në interes edhe të shqiptarëve, në rastin konkret për të kriju mundësi strategjike, zhvillimore dhe ekonomike edhe me Kosovën dhe Shqipërinë”, deklaroi zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti.