Asani: Nëse shqiptarët menjanohen në bisedimet me Greqinë, Maqedonia nuk ka perspektivë si shtet


Shumë hsitorianë dhe akademik maqedonas javë më parë kanë theksuar se nuk duhet të ketë referendum për çështjen e emrit në të cilin do të vendosin gjithë qytetarët e Maqedonisë sepse sipas tyre emri i Maqedonisë, gjuha dhe identiteti janë e drejtë ekskluzive vetëm të maqedonasve, shkruan Zhurnal.

“Është e kundër natyrshme, që s’ka ndodhur në historinë botërore, të ketë referendum për votim të një kombi, ku për këtë, me votim do të vendosnin qytetarë jo-maqedonas, gjegjësishtë komunitete tjera etnike” tha javën e kaluar kryetari i TMRO, Vanço Shehtanski.

Por historiani i mirënjohur shqiptar Skender Asani mendon krejtësisht ndryshe. Sipas tij qarqet shtetërore dhe akademike maqedonase e kanë lidhur artificialisht idenditetin-emrin e shtetit për ti menjanuar shqiptarët nga shtetformësia e tyre dhe për të qenë të barabartë në shtet në aspektin institucional.

Ai për Zhurnal shprehet decid ku thekson se nëse shqiptarët menjanohen nga bisedimet me Greqinë, atëher Maqedonia nuk do të ketë perspektivë si shtet.

“Për fat të keq shumë historian dhe politikan e ditëve të sotme dëshirojnë ta vazhdojnë avazin ekskluzivitetit maqedonas për çështjen e emrit duke menjanuar shqiptarët nga bisedimet, dhe me këtë defaktorizimi i shqiptarëve, por rrethanat historike janë ndryshe për shkak se pas vitit 2001 kemi Marrëveshjen kornizë të Ohrit ku Maqedoninë e bën shtet qytetarë dhe sipas kësaj logjike dhe logjikës së tashme të orientimit pro-perendimorë dhe reformatore të kësaj Qeverie duhet që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Unë kisha thënë se shtylla kryesore për arritjen e një marrëveshje afatgjate për çështjen e emrit janë shqiptarët sepse nëqoftëse menjanohen shqiptarët unë jam i bindur se Maqedonia nuk do të ketë perspektivë si shtet, sepse shqiptarët ndër vite kanë dëshmuar se janë faktor stabiliteti në Ballkan e pranuar edhe nga Bashkësia ndërkombëtare”, ka deklaruar për Zhurnal, historiani Skender Asani.