Asaf Ademi i BESËS krahu i Shkupit: Do të jem ministër i të gjithëve


Asaf Ademi është ministri i parë nga radhë e Lëvizjes BESA. Në lidhje me përzgjedhjen e tij si ministër i kulturës, Ademi ka thënë se funksioni për të nënkupton përgjegjësi.

“Marrja e kësaj përgjegjësie do të thotë rrealizimi i synimeve tona për një të nesërme më të mirë. Unë si ministër i propozuar nga radhët e Lëvizjes Besa, shpresoj se do t’i realizojmë synimet tona”, – deklaroi Ademi.
Ademi, po ashtu ka thënë se do të jetë ministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Unë i kam thënë ish ministrit se do të jam ministër për të gjithë, pa dallim të përfaqësisë së tyre etnike, partiake dhe religjioze. Se do të mundohem që të krijoj një idenitet unitar kulturor për të gjithë. Do të mundohem që të ndërtoj urat e bashkëpunimit midis të gjitha bashkësive dhe qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, – shtoi ai.

Tashmë ish – ministri i kulturës, Robert Alagjozovski, është punësuar në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev. Ai është emëruar në funksion të lartë shtetëror, gjegjësisht koordinator nacional për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndër – resorial.