Artan Grubi është i bindur se të gjithë deputetët do të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese


Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Artan Grubi është i bindur se të gjithë deputetët do të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese. Ai i’u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të udhëhiqen nga arsyeja dhe të votojnë për ndryshim të Kushtetutës.

“Gjithë 120 deputetët e Kuvendi premtuan se vendin do ta integrojnë në NATO dhe BE dhe se do ta zgjidhin kontestin e emrit me Greqinë, jam i bindur se gjithë deputetët do të votojnë ‘për’”, tha Grubi.

Grubi nuk precizoi nëse do të mbështesin lëshimin e Kuvendit për të nënshkruar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qëndrimi rreth zgjedhjeve është se nuk janë zgjidhje. Zgjidhje është që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së edhe atë sa më parë të jetë e mundur”, tha Grubi.