Arta Marku prokurore e përkohshme shtetërore publike e Shqipërisë


Prokurore e re shtetërore publike e Republikës së Shqipërisë është Arta Marku, e cila edhe krahas atmosferës së tensionuar dhe kundërshtimit të opozitës, është zgjedhur me votat e shumicës në pushtet.

Prokurorja (41) nga Shkodra është zgjedhur me 69 vota dhe në këtë funksion është me mandat të përkohshëm.

Së shpejti duhet të konstituohet Këshilli i lartë i ri i prokurorëve, nën kompetencat e të cilit, sipas Kushtetutës, është zgjedhja e prokurorit shtetëror publik.

Zgjedhja dhe dhënia e betimit ishin në sallën përplotë me tym, ndërsa deputetët opozitar drejt vendit ku qëndronte Marku, hedhnin shishe plastike.

“Opozita nuk është ajo që mund të pengojë zgjedhje të prokurorit përmes rrugës ligjore. Ky është mandat i përkohshëm”, tha kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi.