Arrin në 17 numri i të vdekurve nga sulmi në shkollë


Numri i të vrarëve nga sulmi që ndodhi mbrëmë në një shkollë në Floria ka arritur në 17 ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Dyshohet se i sulmuesi 19 vjeçar ishte dëbuar më parë nga shkolla për shkak të sjelljeve jo të mira disiplinore.

Të shtënat në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, një komunitet i qetë dhe mesatar, rreth 72 kilometra në veri të Miamit, renditet si akt i dytë më vdekjeprurës i dhunës me armë ndonjëherë në një kamp të shkollës publike amerikane, shkruan The Reuters, transmeton Indeksonline.

Sulmi filloi pak para përfundimit të orarit të shkollës.

Pamjet televizive treguan imazhe, gjithnjë e më shumë të njohura në Amerikë, të studentëve të hutuar

Një videoklip i freskët i celularit të transmetuar nga CBS Neës tregoi një skenë të shkurtër të asaj që kishte ndodhur brenda një klase, ku disa nxënës ishin parë të shtrirë në dysheme të rrethuar nga tavolina kryesisht bosh.

I armatosuri u arrestua më vonë jashtë, disa distancë nga shkolla në një komunitet ngjitur. CNN tha se i armatosuri u përpoq të përzihej me studentët që po largoheshin nga shkolla, por u vunë re dhe morën në paraburgim.

Ai ishte i armatosur me një pushkë AR-15 dhe kishte shumë municione.