Arrestohen Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski për 27 prillin


Ish kryetari i Kuvendit, deputeti i tanishëm Trajko Veljanovski sot pasdite është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshimin për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Veljanovski ishte dëshmitar në lëndën e Prokurorisë në të cilën fjalët përfundimtare duhet të japin katër të akuzuar. Nga PTHP paralajmëruan se më shumë hollësi do të dërgojnë përmes një kumtese.

Përveç Veljanovskit janë arrestuar edhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.