Arrestimi i Marko Gjuriq, BE-ja kërkon nga Kosova e Serbia të përmbahen nga eskalimi i situatës

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Europian, ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se BE-ja kërkon nga Kosova e Serbia të përmbahen, njofton Klan Kosova.

“Ju bëjmë ftesë të dyja palëve, edhe Kosovës edhe Serbisë, që ta tregojnë përmbajtjen e domosdoshme dhe seriozitetin në mënyrë që situata aktuale në Kosovë të mos eskalojë më shumë”, thuhet në komunikatë.

“BE-ja i dënon ashpër ngjarjet e stome në Kosovë të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve, ne presim nga Serbia, e cila është në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, por edhe Kosovës, e cila e aplikon MSA-në, që në plotëni, me fjalë e vepra t’i respektojnë marrëveshjet e dialogut”.

“Presidentët, Thaçi e Vuçiq, të premten e kanë vërtetuar përkushtimin e tyre me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”.