Arrestime në Mitrovicën Veriore

Në orët e para të mëngjesit, në veriun e Mitrovicës janë lëshuar alarmet. Gazeta Express merr vesh se janë arrestuar ish-polici Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Burime të Gazetës Express thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër për arrestimin e dy personave, ish-policit të Kosovës Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Arrestimin e këtyre dyve e ka konfirmuar edhe Goran Rakic.

Sipas disa videove që janë dërguar në adresë të Gazetës Express, dëgjohet se pjesa veriore e Mitrovicës ka lëshuar alarmin./Gazeta e Pavarur