Arrest shtëpiak për Edmond Themelkon

Edmond Themelko nesër del nga burgu hetimor në Shuto Orizare pasi që ditën e premte iu vazhdua paraburgimi për 30 ditë tjera. Këshilli penal e ka rivlerësuar vendimin dhe ka sjellë masv më të butë – arrest shtëpiak. Themelko para një muaji është dërguar në burgun e Shutkës, pasi që u vërtetua se ka udhëtuar për në Shqipëri me letërnjoftim të Shqipërisë edhe pse Gjykata urdhëroi të mos largohet nga Maqedonia.

OBRM-PDUKM dhe disa shoqata kërkuan që Themelko të lëshohet nga paraburgimi për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Pasi që paraburgimi i Themelkos u vazhdua, OBRM-PDUKM bëri ftesë për protestë para Qeverisë së Maqedonisë.

Themelko është njëri nga të akuzuarit për parregullsi zgjedhore, në rastin “Titanik”. Ai është arrestuar në Shkup, më datë 26 shtator.