Arifi – Bejli: Partneriteti me SHBA-të i vetmi përcaktim orientues i vendit tonë


Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli sot ka vizituar Komunën e Tetovës dhe është prit me nderimet më të larta nga kryetarja Teuta Arifi, njofton Zhurnal.

“Ambsadori amerikan në takimin me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi diskutoi për temat dhe sfidat që e presin Republikën e Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve integruese si dhe për reformat që duhet të përshpejtohen dhe implementohen për sa i përket gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin nga komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Bejli ka uruar kryetaren e Tetovës Arifi për mandatin e ri të fituar, duke i uruar sukses në zhvillimin e projekteve kapitale për transformimin e Tetovës në një qytet urban dhe jetësimin e projekteve që janë pjesë e një kontinuiteti të punës paraprake.

“Partneriteti me SHBA-të është i një rëndësie strategjike për Republikën e Maqedonisë si i vetmi përcaktim orientues i vendit tone”, ka thënë Arifi në takim me ambasadorin amerikan.