Arben Taravari: Zaev tradhëtoi, ne e përkrahëm kur të gjithë ishin me Gruevskin


Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Studio e Natës” në TV Telma ka sqaruar qëndrimet e tyre lidhur me përkrahjen e kryeministrit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë dhe për vendimin e fundit për braktisjen e Qeverisë pas votimit të Ligjit për gjuhën.

“Para se Zaev të formonte Qeverinë, ne i kishim ofruar përkrahje atij me deputetët tanë. Bisedimet për Qeverinë filluan para 27 prillit, atëherë kur nuk ishte Amdi Bajram, Menduh Thaçi dhe gjithë tjerët që kalkulonin me VMRO-në. Ne ishim të bindur dhe besonim se kryeministri i ardhshëm nuk do të ishte binomi VMRO-BDI. Gruevizmi në LSDM po lulëzon, ndërsa ne nuk besonim se do të funksionojë si ishte, se kryeministri nuk do të luante me shqiptarëve. Andaj ne ofruam ministrin dhe zv/ministrat më të mirë, por edhe kuadro tjerë”, ka theksuar Taravari.