Aplikacionin “TVSH-ja ime”a e kanë shkarkuar 120.000 qytetarë, e kapshme edhe në Apple store

Aplikacioni “TVSH-ja ime” i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) është i kapshëm edhe në Apple store në linkun https://apps.apple.com/us/app/moj-ddv-ujp/id1472553785.

Nga 1 korriku kur startoi masa e kthimit të 15 për qind të TVSH së llogaritur, aplikacionin e përdorin  120.000 qytetarë, kumtoi sot DAP.

Përfundimisht me ditën e djeshme janë skenuar 1.964.811 llogari fiskale, është realizuar qarkullim prej  1.041.512.209 denarëve, ndërsa kthimi i 15 përqindëve nga TVSH-ja e llogaritur arrin 16.323.077 denarë.

Nga Drejtoria për të ardhura publike informojnë se qytetarët që nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë aplikacionin TVSh-ja ime në celularët e tyre, mund t’i shfrytëzojnë shërbimet që i ofron DAP në të gjitha njësitet e saj organizative ku llogaritë fiskale mund të skenohen në kiosk aparate, lexues të barkodeve, si dhe telefonave të mençur, në të cilat është instaluar aplikacioni TVSH-ja ime.