Apeli i rerfuzoi ankesat – njëmbëdhjetë të akuzuarit mbetet në paraburgim


Gjykata e Apelit në Shkup i refuzoi si të pabaza ankesat për masat e shqiptuara paraburgim të njëmbëdhjetë personave të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill.

Gjykata e Apelit pas seancave të mbajtura dje dhe sot, kumtoi se është refuzuar ankesa e të paditurit Oliver Popovski, Goran Gjoshevski, Vllado Jovanovski, Mitko Çavkov, Igor Durlovski, Munir Pepiq, Dushko Llazarov, Mitko Peshov, Oliver Radullov, Bogdan Ilievski dhe Ilija Slavkovski.

Pritet që Apeli t’i komunikojë vendimet për ankesat e shtatë të akuzuarve tjerë, të cilët u ankuan për masën e paraburgimit të shqiptuar.