Anulohet seanca për rastin “Dhuna në qendër”


Seanca për rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”, apo e njohur ndryshe si “Shuplakat”, që sot duhej të mbahet është anuluar. Data për mbajtjen e seancës së re do të caktohet në mënyrë shtesë.
Në këtë lëndë të akuzuar janë 12 persona, në mesin e tyre edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski.
Dy të akuzuar kanë pranuar fajin, bëhet fjalë për Jordan Ristevskin dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.