Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Tender”


Për shkak të mungesës së mbrojtësit të akuzuarve, sot në Gjykatën Penale nuk u zhvillua seanca për lëndën e PSP-së “Tender” në të cilën akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska.

Gjyqtari Osman Shabani i ka lajmëruar prokurorët se gjyqi ka marr njoftim nga avokatët Elenko Millankov dhe Sasho Dukovski se janë të penguar që të marrin pjesë në gjykim sepse janë të vetmit mbrojtës të disa të akuzuarve për rastin siç njihet “Ngjarjet 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë”, çka është lëndë e paraburgimit.

Për sot ishin të ftuar që të dëshmojnë Sasha Bocev, Tomçe Bozhinovski dhe Dushka Sofronievska për të cilën ishte dhënë dokumentacion i mungesës për shkak të shtatzënisë./Gazeta e Pavarur